Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ SPAK kompani ndërtimi. Balluku e lirë

Të gjithë të dorëzuar për të mos dorëzuar pushtetin autokratik të Edi Ramës

Të gjithë të dorëzuar për të mos dorëzuar pushtetin autokratik të Edi Ramës

Nga Ismail Uka - 16/11/2026

Vetëm një ditë pas mbledhjes së Asamblesë së Rilindjes, ku i shantazhuari i mafies, Edi Rama, në emër të pushtetit të tyre, shantazhoi hapur, duke iu mbyllur gojën dhe lidhur duart, si dhe i ofendoi në mënyrën më vulgare, duke i etiketuar se ‘ju pa mua jeni një …’, sot i vjen në ndihmë konferenca për shtyp e SPAK-ut për të mos u dorëzuar nga pushteti kryeministri.

Në konferencën e sotme për shtyp, përfaqësuesit e SPAK-ut, në deklarimin e tyre, u dhanë shqiptarëve lajmin e bujshëm se ‘SPAK-u përjashton mundësinë për një kërkesë tjetër për arrestimin e Belinda Ballukut, pasi Kuvendi na vendosi kufij’, pavarësisht se e pandehura i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik mbi 5 miliardë lekë, i janë shtuar edhe tre akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe rrezikon të dënohet me 35 vite burgim.

Ky deklarim, që vjen nga Prokuroria e Posaçme vetëm një ditë pas Asamblesë së djeshme, për të shpëtuar Bela Mafien nga një kërkesë tjetër për arrest në burg, pasi një kërkesë e tillë do të trazonte parlamentin dhe do të shtrinte efektet te lufta e ftohtë brenda mazhorancës dhe do të rrëzonte pushtetin autokratik të Edi Ramës.

Prokuroria është organ i ndjekjes penale dhe i ngritjes së akuzës në përputhje me ligjin procedural penal, Kodin e Procedurës Penale, të miratuar nga vetë Kuvendi i RSH-së, dhe kufijtë ligjorë janë të përcaktuar në këtë kod.

Po çfarë përcakton neni 260 i K. Pr. Penale në rastin konkret: ‘...3. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë...’.

Pra, Kuvendi, sipas kësaj dispozite të miratuar, rezulton se në detyrën e prokurorit që ushtroni ju ka vendosur si kufij ligjorë detyrimin tuaj që për të pandehurën Bela t’i bënit kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin e saj dhe, në rast miratimi, t’i drejtoheshit me kërkesë Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit arrest në burg.

Ky është ndryshimi midis kufirit ligjor dhe kufirit të mafies, Belës apo Bela Mafies, që fatkeqësisht u rreshtua sot edhe Prokuroria e Posaçme, me rolin e zëdhënësit të Belës dhe pushtetit të Edi Ramës, duke zhgënjyer jo vetëm partnerët ndërkombëtarë, por edhe pritshmëritë dhe besimin e atyre njerëzve që akoma besojnë tek puna e SPAK-ut.

Qëndrimi i sotëm i SPAK-ut nuk është aspak rastësi; përkundrazi, është një regji e Bela Mafies që vjen vetëm një ditë pas mesazhit që i dha Edi Ramës me lidhjen e duarve nga mbrapa, duke i thënë se po ika unë, ti shkon në burg.

Sot, fatkeqësisht, me qëndrimin e tij, SPAK-u konfirmoi këtë mesazh të mafies se të gjithë i kanë duart e lidhura para mafies.

Prandaj, vetëm protesta mbarëkombëtare e 28 Nëntorit mbetet shpresa e shqiptarëve për t’i dhënë fund pushtetit autokratik, absolut dhe arrogant të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco