Spitali i Gjakovës: I plagosuri nga arma është jashtë rrezikut për jetën

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Gjakovë, në një ngjarje që dyshohet se ka ndodhur gjatë një tentative për plaçkitje në Çarshinë e Madhe. Dy persona të tjerë, të përfshirë në incident, u dërguan gjithashtu në spital për shkak të tronditjes së përjetuar.

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” bëri të ditur se rreth orës 17:10 në repartin e Emergjencës u pranuan tre pacientë, një mashkull dhe dy femra.

Të lidhura

None found

Ekzaminimet radiologjike treguan se mashkulli kishte marrë plagë në gishtin e parë të këmbës së djathtë dhe se plumbi kishte mbetur brenda saj. Mjekët e kanë mbajtur pacientin për trajtim në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Dy gratë nuk kishin dëmtime fizike, por ishin në gjendje të rënduar shoku pas ngjarjes. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ato u larguan nga spitali dhe u kthyen në shtëpi.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, i cili dyshohet se lidhet me një tentim-plaçkitje në qendër të Gjakovës.


Shtuar më 16.11.2026 22:00

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş