Një gur gjigant bie mbi veturën në pritje në trafik, gruaja në Kinë shpëton për pak sekonda
Një gur masiv u shkëput nga shpati i një mali dhe u rrokullis me shpejtësi drejt rrugës, duke përfunduar mbi një veturë që ishte ndalur në trafik në qarkun Li, në provincën Sichuan të Kinës.
Pamjet e kamerës së veturës kanë kapur momentin e frikshëm, kur një grua arrin të largohet në çastet e fundit, vetëm pak sekonda para se shkëmbi të përplasej me forcë në pjesën e pasme të automjetit, transmeton Telegrafi.
Guri goditi veturën dhe depërtoi përmes xhamit të pasmë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjet. E gjithë ngjarja ndodhi papritur, ndërsa vetura ishte e ndalur në kolonën e trafikut dhe gruaja arriti të shmangte përplasjen në momentin e fundit.
Pamjet tregojnë se sa pak kohë kishte në dispozicion për të reaguar përballë rënies së papritur të shkëmbit nga mali.
Fatmirësisht, pavarësisht përplasjes së fuqishme dhe dëmeve në automjet, nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/





























