Aktorja Monika Lubonja ka ripostuar në faqen e saj në Instagram një video të deklaratës së shkrimtarit Primo Shllaku bërë të shtunën në emisionin “Se luan Topi” të Erjona Rusit.
Marrë shkas nga librit i tij “Pesha e padurueshme e pafajsisë” ku personazhi kryesor është një djalë i ri që bie në dashuri me një grua të martuar, Shllaku tha se kjo mund ti ndodhë kujtdo. “Edhe të martumit kanë shpirt mor, martesa është kontratë por nuk asht thamje e shpirtit njerëzor-tha shkrimtari.
Reagimi i aktores Monika Lubonja ndaj kësaj deklarate tregon se bie dakord me fjalët e Shllakut se edhe të martuarit kanë të drejtën të dashurojnë jashtë martese. Reagimi i saj vjen vetëm pak kohë pas publikimit të videove intime në studion e kompozitorit Adi Hila, ku vetë Lubonja ishte një ndër personazhet që shfaqen në këto video.
Pjesë nga intervista në Se luan Topi:
Erjona: Po thua që edhe të martuarit kanë të drejtë të përjetojnë një dashuri jashtë martese?
Primo: Po patjetër që e kanë, si qenka kjo punë. Na ede jemi në kohë të Ballhutës. Asnjeri nuk niset me dal në rrugë e të thotë-tani po dal e të bie në dashuri me një gru. Nuk niset njeriu . Asht përtej qëllimeve tona. Na ndihemi që kemi ra në dashuri dhe pastaj e kemi shumë më pak veten në dorë se sa ce kishim para se me ra në dashuri.
Ndërkaq i pyetur çfarë mendon për videot intime që u publikuan pak kohë më parë, Shllaku tha se janë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësia e publikut ndaj klasës politike shqiptare.
“Populli shqiptar asht ende e uritur seksualisht dhe e vetmja mënyrë për tja deviju vëmendjen është për ti hedh një copë skandali seksual. Kjo teknologji për diversion, për tja humb busullën siç themi ne në Shkodër bahet në një kohë kur qeveria dhe klasa politike shqiptare po kalon në një krizë të madhe kontestacioni nga ana e publikut. Publiku po thotë ai në burg, ky në burg, spo mbet kush pa hy në burg. Pjesa e skandaleve të politikanëe është në pikën e vlimit dhe nuk po qetësohet. Atëherë si i bahet me ja hek këtij populli vëmendjen prej patash, tak hidhet një video, dy apo tre dhe krijohet një vëmendje e re”.
