“Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë”/ Monika Lubonja reagon ndaj deklaratës së primo Shllakut në ‘Se luan Topi’

16/11/2026 22:31

Aktorja Monika Lubonja ka ripostuar në faqen e saj në Instagram një video të deklaratës së shkrimtarit Primo Shllaku, bërë të shtunën në emisionin “Se Luan Topi” të Erjona Rusit.

Marrë shkas nga libri i tij “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, ku personazhi kryesor është një djalë i ri që bie në dashuri me një grua të martuar, Shllaku tha se kjo mund t’i ndodhë kujtdo. “Edhe të martuarit kanë shpirt mor, martesa është kontratë por nuk asht thamje e shpirtit njerëzor”, tha shkrimtari.

Reagimi i aktores Monika Lubonja ndaj kësaj deklarate tregon se bie dakord me fjalët e Shllakut se edhe të martuarit kanë të drejtën të dashurojnë jashtë martese. Reagimi i saj vjen vetëm pak kohë pas publikimit të videove intime në studion e kompozitorit Adi Hila, ku vetë Lubonja ishte një ndër personazhet që shfaqen në këto video.

Pjesë nga intervista në Se Luan Topi:

Erjona: Po thua që edhe të martuarit kanë të drejtë të përjetojnë një dashuri jashtë martese?

Primo: Po patjetër që e kanë, si qenka kjo punë. Na edhe jemi në kohë të Ballhutës. Asnjeri nuk niset me dalë në rrugë e të thotë – tani po dal e të bie në dashuri me një grua. Nuk niset njeriu. Asht përtej qëllimeve tona. Na ndihemi që kemi ra në dashuri dhe pastaj e kemi shumë më pak veten në dorë sesa e kishim para se me ra në dashuri.

Ndërkaq, i pyetur çfarë mendon për videot intime që u publikuan pak kohë më parë, Shllaku tha se janë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësia e publikut ndaj klasës politike shqiptare.

Primo: Populli shqiptar asht ende i uritur seksualisht dhe e vetmja mënyrë për t’ia devijuar vëmendjen është për t’i hedhë një copë skandali seksual. Kjo teknologji për diversion, për t’ia humbë busullën, siç themi ne në Shkodër, bahet në një kohë kur qeveria dhe klasa politike shqiptare po kalon në një krizë të madhe kontestacioni nga ana e publikut. Publiku po thotë ai në burg, ky në burg, s’po mbet kush pa hy në burg. Pjesa e skandaleve të politikanëve është në pikën e vlimit dhe nuk po qetësohet. Atëherë si i bahet me ia heq këtij populli vëmendjen prej patash, tak hidhet një video, dy apo tre dhe krijohet një vëmendje e re.

 

Top Channel