Bëri operacion plastik për të mos u njohur nga policia, arrestohet në Turqi i shumëkërkuari me 101 dosje penale Një fenomen jashtëzakonisht i fuqishëm klimatik, i njohur si “El Niño”, po intensifikohet dhe pritet të sjellë pasoja të rënda në mbarë botën gjatë muajve në vijim. Shkencëtarët paralajmërojnë se ky mund të jetë një nga episodet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë, me ndikime që mund të zgjasin deri në vitin 2027.
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), fenomeni është tashmë i konsoliduar dhe pritet të forcohet më tej, duke ndikuar në temperaturat dhe reshjet në rajone të ndryshme të planetit. Paralajmërimet janë veçanërisht shqetësuese për shkak të pasojave që mund të sjellë në shëndetin publik. Një analizë e studiuesve të Climate Impact Lab në Universitetin e Çikagos vlerëson se temperaturat ekstreme të lidhura me këtë fenomen mund të shkaktojnë deri në 451 mijë vdekje shtesë në periudhën qershor 2026 – shkurt 2027.
Ekspertët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë të ngjashme me një krizë shëndetësore në shkallë pandemike, për shkak të valëve të të nxehtit, thatësirave, përmbytjeve, zjarreve dhe përhapjes së sëmundjeve infektive.
Çfarë është El Niño dhe çfarë pritet të ndodhë?
El Niño është një fenomen natyror klimatik që karakterizohet nga ngrohja e pazakontë e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor tropikal. Ky ndryshim ndikon në qarkullimin atmosferik dhe shkakton ndryshime të mëdha në modelet e motit në mbarë botën. Në disa rajone priten temperatura shumë të larta dhe thatësira të zgjatura, ndërsa në të tjera reshje intensive dhe përmbytje.
Sipas parashikimeve të WMO-së, fenomeni mund të vijojë të forcohet deri në fillim të vitit 2027. Shkencëtarët paralajmërojnë se kombinimi i temperaturave rekord të oqeanit me ndryshimet klimatike mund të përkeqësojë pasojat. Megjithatë, ndikimet nuk do të jenë të njëjta në të gjitha vendet dhe do të varen nga kushtet lokale dhe stina.
Ekspertët kërkojnë përgatitje të menjëhershme nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare, veçanërisht për mbrojtjen e popullatave më të ekspozuara ndaj temperaturave ekstreme, mungesës së ujit dhe pasigurisë ushqimore.
Top Channel