Një kapitull i ri nis për një nga personazhet më ikonike të kinemasë botërore. Aktori britanik Robert Pattinson do të jetë James Bond-i i ri, duke marrë përsipër rolin e agjentit sekret më të famshëm në botë, pas largimit të Daniel Craig nga kjo seri filmash. Ylli i njohur për rolin e tij në sagën “Twilight” dhe së fundmi për pjesëmarrjen në filmin “Odyssey”, do të bëhet kështu fytyra e re e agjentit 007. Daniel Craig e mbylli rrugëtimin e tij si James Bond me filmin “No Time to Die”, i publikuar në vitin 2021.