Gruda vazhdon të shkëlqejë, Gjermania shkatërron Holandën dhe mbyll grupin me spektakël Zvicra nuk e fali Skocinë në ndeshjen e raundit të fundit të Nations League. Skuadra helvete arriti t’i imponohej skuadrës kundërshtare teksa e mundi me rezultatin 4-0 duke siguruar ngjitjen në Ligën A të kompeticionit.
Gjithçka nisi në minutën e 22 të kësaj sfide kur një autogol i Lewis Ferguson i dha avantazhin Zvicrës që ishte pa kapitenin Granit Xhaka të dëmtuar. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me rezultatin 1-0 të helvetëve. Pas pushimit të sfidës, skuadra e Murat Yakin gjeti menjëherë golin e dytë me Mokango në minutën e 47. Nuk vonoi shumë dhe Zvicra trefishoi rezultatin, këtë radhë me Alvyn Sanches. Në minutat e mbetura Zvicra plotësoi pokerin e golave me Zeki Amdouni për të fiksuar rezultatin 4-0. Me këtë fitore, Zvicra e mbylli këtë edicion të Nations League në vendin e parë në Grupin B1 me 16 pikë, ndërsa në vendin e dytë u pozicionua Sllovenia e cila mundi Maqedoninë e Veriut 2-0 për të shkuar në kuotën e 11 pikëve
Greqia që është në Ligën A mori një fitore minimale me Serbinë 1-0 por nuk arriti dot të kualifikohet në çerekfinale edhe pse e mbylli me 11 pikë këtë edicion të Nations League, aq sa Gjermania dhe Holanda. Masouras ishte ai që vendosi fatin e takimit për skuadrën greke me golin e shënuar në minutën e 69.
Në ndeshjet e tjera Gjibraltari barazoi me Maltën 1-1, ndërkohë që më herët, Islanda kishte fituar me Luksemburgun 3-0, ndërsa Estonia mundi Bullgarinë 2-1
Top Channel