Një fenomen shqetësues po përhapet me shpejtësi në internet. Bëhet fjalë për krijimin e materialeve me përmbajtje abuzimi seksual ndaj fëmijëve përmes inteligjencës artificiale. Një studim ndërkombëtar zbulon shifra alarmante. Rastet e raportuara janë rritur me më shumë se 8,400% në vetëm dy vite. Kërkimi është realizuar nga Instituti Global për Sigurinë e Fëmijëve, Childlight, pranë Universitetit të Edinburgut në Skoci. Sipas studimit, nga viti 2023 deri në vitin 2025 janë regjistruar të paktën 395 mijë e 300 raste më shumë.