Problemet teknike në shërbimet bankare të Chase në SHBA kanë prekur edhe aktivitetin në degët fizike të bankës. Një klient në Teksas ka raportuar se të hënën nuk ka mundur të depozitojë një çek në një filial të Chase në Dallas.
Në një dëshmi për CBS News, partneri amerikan i BBC-së, klienti tregoi se punonjësi i bankës i kishte thënë se “sistemi ishte jashtë funksionit”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme për shkakun apo kohëzgjatjen e ndërprerjes.
Sipas CBS, klienti shprehu pakënaqësi për mungesën e informacionit të qartë lidhur me situatën, ndërsa problemet vijonin të krijonin vështirësi për përdoruesit e shërbimeve bankare.
Problemet teknike në sistemet e bankës amerikane Chase kanë penguar një pjesë të klientëve të aksesojnë llogaritë e tyre përmes aplikacionit në telefon.
Gjatë përpjekjeve për t’u identifikuar, përdoruesit janë përballur me një mesazh gabimi, ku banka njofton se disa shërbime nuk janë të disponueshme dhe se po punohet për rikthimin e tyre.
“Disa shërbime nuk janë të disponueshme. Po punojmë për t’i rikthyer ato. Ju lutemi, provoni përsëri më vonë”, thuhet në njoftimin që shfaqet në aplikacion.
Ndërprerja vjen në një kohë kur mijëra klientë kanë raportuar vështirësi në përdorimin e shërbimeve bankare online të Chase dhe institucioneve të tjera financiare në SHBA.
Banka amerikane Chase ka konfirmuar se po përballet me një problem teknik, pas ndërprerjeve të raportuara nga mijëra klientë në shërbimet e saj online.
Një zëdhënës i bankës, e cila është pjesë e grupit JPMorgan Chase, i tha BBC-së se disa transaksione po kryhen me vonesa më të mëdha se zakonisht, por këmbënguli se klientët vijojnë të kenë akses në llogaritë dhe fondet e tyre.
“Disa transaksione po kërkojnë më shumë kohë se zakonisht për t’u përfunduar, por klientët kanë ende akses në llogaritë dhe fondet e tyre”, deklaroi zëdhënësi.
Ai shtoi se banka po punon për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërprerja ka shkaktuar vështirësi për përdoruesit e shërbimeve bankare online dhe aplikacionit të Chase, ndërsa disa klientë kanë raportuar gjithashtu probleme gjatë kryerjes së veprimeve në degët fizike të bankës.

