VIDEO/ Gjermania me ‘5 yje’ turpëron Holandën, Brajan Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

VIDEO/ Gjermania me ‘5 yje’ turpëron Holandën, Brajan Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

22:38, 16/11/2026

Gjermania ka dhuruar një spektakël të vërtetë në përballjen ndaj Holandës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën e Kombeve.

Në qendër të vëmendjes ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili pati një paraqitje fantastike, duke realizuar një gol dhe duke regjistruar një asistim në këtë fitore të madhe të skuadrës së drejtuar nga Jürgen Klopp.

Gjermania e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 41-të.

Derry Scherhant përfitoi nga një asistim i Joshua Kimmichut dhe realizoi për 1-0.

Pas pushimit, “Pancerët” vazhduan dominimin dhe shënuan edhe katër herë të tjera.

Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa pesë minuta më vonë Gruda dhuroi asistimin për Nico Schlotterbeck, i cili me kokë realizoi për 3-0.

Spektakli i talentit shqiptar vazhdoi në minutën e 71-të, kur Gruda asistoi edhe një herë, këtë herë për Florian Wirtzin, i cili me një goditje të bukur volej shënoi për 4-0.

Kulmi për Grudën erdhi në minutën e 77-të. Pas një topi të kthyer brenda zonës, sulmuesi me origjinë shqiptare reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 5-0.

Gruda u zëvendësua në minutën e 82-të, duke lënë fushën pas një paraqitjeje të shkëlqyer, me një gol dhe dy asistime në këtë përballje.

Kështu, Gjermania e mbylli ndeshjen me një fitore bindëse ndaj rivalit të saj tradicional, ndërsa Brajan Gruda ishte një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes, duke konfirmuar potencialin e tij në skenën ndërkombëtare.

Me këtë fitore kualifikohen Gjermania si vend i parë, Holanda e dyta, duke lënë jashtë Greqinë për shkak golavarazhi.

Goli i Sherhant (VIDEO)

Goli i Virtz (VIDEO)

Goli i Shloterbek (VIDEO)

Goli i dytë i Virtz (VIDEO)

Goli i Grudës (VIDEO)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco