Shkodrani Brajan Gruda shkëlqen edhe në ndeshjen e dytë me Gjermaninë, pas asaj me Serbinë ku shënoi gol dhe dha asist. 22- vjeçari nisi ndeshjen si titullar, duke qenë protagonist në fitoren 5-0 të “panzerave” ndaj rivalëve të përjetshëm të Holandës.
Fillimisht, dha dy asiste për Shloterbek dhe Wirtz, për të gjetur golin edhe për vete në minutën e 78- të. Nuk mund të parashikohej start më i mirë me Gjermaninë se ky për Brajan Grudën, një talent me një pjekuri të rrallë. Pas këtyre dy ndeshjeve, mbase kuptohet edhe më qartë se pse djaloshi shkodran refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë.




