Kjo është situata që mbizotëron herë pas here bulevardin kryesor të kryeqytetit. Ndonëse e paktë në numra, protesta vijon të krijojë tensione. Në mbrëmjen e 170 në shesh, një grup protestuesish u përplasën me forcat e rendit, duke tentuar të çajnë kordonin dhe të vijojnë marshimin në Bulevard, përpara Kryeministrisë. Të shumtë në numër, efektivët shtynë protestuesit drejt trotuarit, në mënyrë që të lironin qarkullimin në bulevard. Mes tensioneve e thirrjeve kundër efektivëve, uniformat blu shoqëruan dy prej protestuesve, ndërsa aktivistët në shesh e cilësuan ndërhyrjen të paligjshme, me argumentin se protesta ishte paqësore dhe po zhvillohej me leje. Gjatë protestës së 170 pati edhe disa incidente, ku të rinjtë u vunë flakën koshave të mbeturinave.