Merr flakë stalla e deleve në Shtërmen të Cërrikut, banori: Zjarrfikëset nuk afrohen dot nga balta

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.11.2026, 23:49

Një zjarr i madh ka përfshirë një stallë delesh në fshatin Shtërmen të Cërrikut, në Elbasan. Pamjet dhe fotot e dërguara nga një banor në redaksinë e JOQ Albania tregojnë flakë të larta dhe një re të dendur tymi, ndërsa zjarri vijon të djegë natën.

Sipas banorit, përveç stallës, flakët kanë përfshirë edhe kavalet me bar. "Nuk dihet saktë, po digjen kavalet me bar, shumë, plus edhe stalla", tregon ai.

Banori ngre shqetësimin se automjetet e zjarrfikëses nuk mund të mbërrijnë në vendngjarje për shkak të baltës. Sipas tij, zjarrfikësit kanë rreth dy orë që qëndrojnë larg flakëve, pasi nuk kanë automjete 4×4 për të kaluar në rrugën me baltë.

Në një nga fotot shihet një person që qëndron përballë zjarrit, me një tub uji në tokë, ndërsa pjesa tjetër e pamjeve tregon grumbullin që digjet dhe tymin që mbulon zonën.

Mbetet për t'u mësuar shkaku i zjarrit dhe dëmet e shkaktuara. JOQ Albania pret reagimin e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe të autoriteteve vendore për mënyrën se si do të ndërhyhet në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit