Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Ardon Jashari

Ardon Jashari dhe Adrian Bajrami e kompletuan ndeshjen te Zvicra që mposhti 4:0 Skocinë në St. Gallen të hënën mbrëma.

Zvicra e fitoi Grupin B1 me 16 pikë, ndërsa edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën A të Ligës së Kombeve. 

Me autogolin e Lewis Ferguson në minutën e 22-të, Zvicra kaloi në epërsi, ndërsa nga një gol realizuan edhe Winsley Boteli, Alvyn Sanches dhe Zeki Amdouni.

Skocia përfundoi e treta me shtatë pikë, kurse Sllovenia e dyta me 11 pikë. Maqedonia e Veriut përfundoi e fundit pa pikë.

Sllovenët të hënën mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat të thellë 3:0.
Danijel Shturm shënoi dy gola, ndërsa David Zec e realizoi një tjetër për fitoren e sllovenëve.

 

Edhe Zvicra i afrohet kalimit në Ligën A Futboll Zvicra i afrohet kalimit në Ligën A


Zvicra po fiton ndaj Skocisë


Zvicra e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Skocisë falë autogolit të Leëis Ferguson në minutën e 22-të.

Në Grupin B1 të Ligës së Kombeve po ashtu po luhet edhe një ndeshje tjetër.

1:0 po fiton edhe Sllovenia ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Danijel Sturm në minutën e 29-të e shënoi golin për sllovenët.


Jashari e Bajrami paraqiten nga fillimi te Zvicra

Zvicra do të përballet sonte nga ora 20:45 kundër Skocisë në St. Gallen, në kuadër të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.

Për ndeshjen ndaj skocezëve, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka në qendër të mesfushës, Ardon Jasharin, kurse në mbrojtje Adrian Bajramin.

Zvicra ka siguruar kalimin në Ligën A për edicionin e ardhshëm si e para e grupit.

Edhe Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë Futboll Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë

Aktualisht ka 13 pikë, kurse Sllovenia është e dyta me tetë pikë.

Skocia zë vendin e tretë me shtatë pikë, ndërsa pa pikë në pozitën e fundit është Maqedonia e Veriut.