Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të "Forumit të zgjerimit" në Bruksel. Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.
Kos ka deklaruar se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.
“Më vjen keq për zgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Ajo prek ndjenjat sensitive, posaçërisht duke pasur parasysh historinë e dhimbshme dhe përvojat e ndryshme të komuniteteve në Kosovë që vijnë nga kjo pjesë po ashtu. Unë dua të nënvizoj se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk reflekton pozitën e Komisionit Evropian apo pozicionin tim lidhur me historinë e Kosovës“, ka thënë Kos.
Kos pastaj foli për nevojën për pajtim, por pa harruar të kaluarën.
“Ajo që është e qartë është se ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën tonë të përbashkët, por mund të zgjedhim të ardhmen tonë të përbashkët. E kjo e ardhme duhet të jetë evropiane. Evropiane në kuptimin se ne respektojmë dallimet, por të kemi një të ardhme pa ndasi. Kur them këtë, është shumë e qartë se ne nuk po kërkojmë të harrohen dallimet. Po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë më arsye për të jetuar të ndarë. Siç tha Munira Subashiq, nëna nga Srebrenica, dje: ‘Dallimet janë në rregull, ndasitë nuk janë’. Në këtë frymë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugëtimin evropian“, tha Kos në përgjigjen e saj.
Në vërejtjen e Kohës se pse për të dytën herë me radhë askush nga Kosova nuk është ftuar në një ngjarje kaq të madhe sa “Forumi i Zgjerimit”, Kos tha se “ky konstatim nuk është i vërtetë” dhe përmendi se si pjesëmarrëse është ftuar Donika Emini nga shoqëria civile.
Melodi e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në koncertin e organizuar nga KE-ja në Bruksel
Një koncert në Bruksel, i cili ishte menduar të relaksonte atmosferën në prag të “Forumit të...-
Melodia nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel, Terras: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër
-
Haxhiu për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Presim sqarim për përzgjedhje të papërgjegjshme
-
Skandali me melodinë nacionaliste serbe pothuajse temë kryesore në Forumin për Zgjerim të BE-së
-
Për këngën nacionaliste serbe, kërkohet përgjegjësi nga Brukseli e kritikohet edhe Qeveria
-
Emini: Këngën nacionaliste serbe do ta prisja në mitingun e Millosheviqit, jo në Bruksel