Ermal Lulaj, fieraku që i kushtoi vite të jetës shërbimit në Policinë e Shtetit, baba i tre fëmijëve

Ermal Lulaj, moshës 40 vjeç nga Fieri dhe banues prej vitesh në këtë qytet, humbi jetën tragjikisht në aksidentin fatal të regjistruar në aksin rrugor Fier–Vlorë.

Lulaj kishte një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku prej vitesh shërbente në strukturat e policisë, kryesisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë karrierës së tij, ai kishte mbajtur detyra të ndryshme drejtuese dhe funksione si oficer i lartë policie, duke shërbyer në disa qytete të vendit, përfshirë Korçën, Shkodrën, Beratin, si dhe në Skrapar, ku kishte ushtruar detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë.

Përtej karrierës profesionale, Ermali ishte edhe një familjar. Ai ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali vetëm 2-vjeç.

Ndarja e tij tragjike nga jeta lë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri