Zanetti zbulon kur rikthehet Lautaro: “Po kryen testet e fundit për të qenë në dispozicion”

17 Nëntor 2026
7:24
Alfred Lleshi
back button

“Lautaro po kryen testet e fundit për të qenë në dispozicion. Ka ndjekur një program të kujdesshëm rehabilitimi dhe, duke njohur dëshirën e tij për t’u rikthyer, shpresoj të jetë gati për ndeshjen Atalanta-Inter”. Kështu deklaroi Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Interit, për “Sky Sport”.

Ai vlerësoi edhe trajnerin Cristian Chivu, fitues të çmimit “Panchina d’Oro”: “E meritonte për atë që po bën. Është një djalë inteligjent, që përcjell gjithmonë shumë pasion dhe ide të qarta. Ka dëshirën të përmirësohet vazhdimisht dhe e meriton këtë mundësi”.

Sa iu përket objektivave, Zanetti theksoi: “Nuk i kemi fshehur kurrë ambiciet tona. Duam të konkurrojmë për të fituar, por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse kampionati italian është gjithmonë i vështirë dhe i ekuilibruar. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

Për Champions League shtoi: “Po përpiqemi të ngushtojmë diferencën me disa skuadra. Nuk është e lehtë, por me punën e Chivu synojmë të bëjmë gjithnjë më mirë, të konkurrojmë edhe në Champions”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit