Klopp: Ishte çmenduri, nuk do të guxoja as ta ëndërroja një mbrëmje të tillë

17 Nëntor 2026
7:43
Alfred Lleshi
back button

“Çfarë çmendurie ishte sonte! Një ndeshje fantastike futbolli dhe një përvojë e jashtëzakonshme. Nuk do të guxoja as ta dëshiroja një gjë të tillë”. Kështu u shpreh Jurgen Klopp, pas fitores së thellë 5-0 ndaj “portokallinjve” të Xavi Hernandez. Trajneri gjerman vlerësoi kundërshtarin dhe mënyrën se si skuadra e tij arriti ta impononte lojën:

“Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme kundër një kundërshtari shumë të fortë. Na u desh të përshtateshim dhe të gjenim zgjidhjet tona, veçanërisht në pjesën e parë. Pastaj shënuam gola të pabesueshëm. Ishte fantastike”.

Klopp vlerësoi veçanërisht talentin dhe angazhimin e Derry Scherhant dhe Brajan Grudës: “Sa mirë dinë të luajnë këta të dy! Ajo që kanë punuar dhe sa shumë janë angazhuar është e jashtëzakonshme. Kjo është ajo që e bën një skuadër. Edhe të tjerë dinë të luajnë futboll, por rëndësi ka pasioni dhe përkushtimi që jep në fushë”.

Për grupin që drejton, shtoi: “Kur erdha në verë, pata ndjesinë se duhej ta shihje Gjermaninë me sy tjetër për ta vlerësuar. Por sapo mbërrita, u dashurova menjëherë me këtë skuadër. Kemi futbollistë të mrekullueshëm dhe karaktere fantastike. Kemi një ide të mirë loje. Nëse arrijmë t’i vëmë në lëvizje talentet tanë, nuk do të jetë aspak e lehtë të luash kundër nesh. Na duhet vetëm besim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit