Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga aksi i ri rrugor Berat-Ballaban-Këlcyrë.

Sipas kreut të qeverisë ky aks pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të ndikojë në zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës.

Projekti synon të përmirësojë lidhjen mes disa zonave të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të komuniteteve përgjatë këtij aksi.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.