Tre muaj pas nokautit në ring, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare boksieri irlandez Lee Reeves

17 Nëntor 2026 | 08:39

Boksieri irlandez Lee Reeves ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda gjatë një ndeshjeje boksi. Lajmi u bë i ditur të martën nga promotori Queensberry.

Mediat lokale në qytetin e tij të lindjes, Limerick, raportuan se Reeves iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas humbjes me nokaut ndaj Gary Calley, në një ndeshje të kategorisë së peshave të lehta welter, të zhvilluar në Dublin në gusht. Që prej asaj kohe, ai ndodhej në koma të induktuar.

Sipas raportimeve, gjatë fundjavës boksieri pësoi një infeksion, i cili çoi në vdekjen e tij të hënën.

“Të gjithë në Queensberry janë të shkatërruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lee Reeves”, thuhet në deklaratën e promotorit. “Lee ishte një boksier jashtëzakonisht i talentuar, si dhe një model i vërtetë dhe frymëzim për komunitetin e tij”.

Edhe kundërshtari i tij, Gary Calley, shprehu ngushëllimet përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku e cilësoi Reeves si “një njeri me karakter dhe një zotëri”.

“Nuk ka pasur kurrë gjë tjetër veçse dashuri mes nesh, kampion; nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë. U prehsh në paqe, vëlla”, shkroi ai.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Lee Reeves zhvilloi 18 ndeshje, nga të cilat fitoi 16. Në 11 prej fitoreve, ai triumfoi me nokaut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vance: Nuk do të lejojmë që konflikti me Iranin të zgjasë me vite

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka përsëritur angazhimin e administratës Trump për të mos përfshirë vendin në luftëra të reja pa fund, duke...
08:31 | 17/11/2026

“Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve”, Macron mesazh në 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës për president

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës së tij të parë për kreun e shtetit me një mesazh në platformën X,...
08:22 | 17/11/2026

Guatemala nis operacionin kundër karteleve Lorenzana dhe Los Mendoza, qindra ushtarë në terren

Qindra ushtarë janë vendosur të hënën në dy zona të Guatemalës lindore, ku qeveria e presidentit Bernardo Arevalo ka shpallur gjendjen e rrethimit, pas një...
08:11 | 17/11/2026