Vallja e Rrajcës ka mbërritur deri në Meksikë, ku është bërë pjesë e një prej emisioneve më të ndjekura të mbrëmjes në televizionin vendas.
Për pak çaste, moderatorët meksikanë kanë kërcyer nën ritmet e valles tradicionale shqiptare, duke u shfaqur entuziastë dhe kureshtarë për kulturën e vendit tonë.
Momentet e kërcimit kanë sjellë të qeshura dhe atmosferë festive në studio.
Videoja është publikuar nga gazetari Ardit Toca, duke sjellë një pjesë të folklorit shqiptar përpara publikut meksikan.