Boksieri irlandez Lee Reeves humb jetën në moshën 31-vjeçare, tre muaj pas nokautit

Lee Reeves, boksieri irlandez 31-vjeçar, ka ndërruar jetë tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda në një ndeshje boksi të zhvilluar në Dublin. Lajmin e bëri publik të martën promotori i tij, Queensberry.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht, kur Reeves u mposht me nokaut nga bashkëkombësi i tij, Gary Calley, në një duel të kategorisë së peshave të lehta welter.

Të lidhura

None found

Pas përballjes, sportisti nga Limerick iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u fut në koma të induktuar. Në këtë gjendje ai qëndroi për rreth tre muaj.

Gjendja shëndetësore e Reeves u përkeqësua gjatë fundjavës, pasi u shfaq një infeksion. Sipas raportimeve, komplikacionet dyshohet se çuan në vdekjen e tij të hënën.

Queensberry shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të boksierit, duke e përshkruar atë si një sportist me talent të jashtëzakonshëm dhe burim frymëzimi për komunitetin ku ishte rritur.

“Të gjithë në Queensberry janë të shkatërruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lee Reeves. Lee ishte një boksier jashtëzakonisht i talentuar, si dhe një model i vërtetë dhe frymëzim për komunitetin e tij”, thuhej në deklaratë.

Edhe Gary Calley reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shprehur tronditjen e tij për vdekjen e Reeves. Ai nënvizoi se mes dy boksierëve kishte ekzistuar gjithmonë respekt dhe dashuri.

“Nuk ka pasur kurrë gjë tjetër veçse dashuri mes nesh, kampion. Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë. U prehsh në paqe, vëlla”, shkroi Calley.

Gjatë karrierës së tij profesioniste, Lee Reeves zhvilloi 18 ndeshje. Ai fitoi 16 prej tyre, ndërsa 11 nga këto fitore erdhën me nokaut.


Shtuar më 17.11.2026 09:01

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet