Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të pesë të akuzuarve në seancë.
Përveç Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.
17/11/2026 09:21- Aktakuza për pengim të drejtësisë, Prokuroria kërkoi 6 vjet burgim për Thaçin - nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn dhe 9 muaj për Kuçin
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në fjalën përfundimtare në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut nga 3 vjet burigm, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim.
Prokurori Prokuroria kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës.
“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh për dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon i nderuari gjykatës që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burg, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burg, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë dënimi tjetër që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë nga Prokuroria.



























