Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kim Jong Un shfaqet duke pirë duhan në resort skish me familjen; vajza e tij tërheq vëmendjen

timoni.al by timoni.al
November 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Kim Jong Un shfaqet duke pirë duhan në resort skish me familjen; vajza e tij tërheq vëmendjen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u shfaq në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke kaluar pushimet me familjen e tij. Në fotografi dhe video të publikuara nga mediat shtetërore ai shihet ulur në një kolltuk lëkure, me cigare në dorë dhe syze dielli, duke vëzhguar peizazhin malor. Sipas agjencisë shtetërore KCNA, Kim vizitoi zonën turistike të Samjiyon të dielën dhe të hënën, i shoqëruar nga bashkëshortja Ri Sol-ju, vajza dhe disa zyrtarë të Partisë së Punës së Koresë.

Vëmendje të veçantë mori vajza e tij, Kim Joo-e, e paraqitur duke bërë ski e veshur me një kostum të bardhë; prania e saj ka ngjallur interes pasi inteligjenca e Koresë së Jugut ka vlerësuar se ajo mund të jetë duke u përgatitur për të pasuar të atin në drejtimin e vendit. Gjatë vizitës në kompleksin turistik, që përfshin pista skish dhe hotele, Kim vlerësoi cilësinë e ndërtimeve dhe organizimin e ambienteve, duke shprehur kënaqësi për vëmendjen ndaj detajeve dhe duke e krahasuar peizazhin me një qytet të ndërtuar mes pyjeve.

Samjiyon ndodhet në veri të Koresë së Veriut, pranë kufirit me Kinën dhe jo larg malit Paektu, një vend me rëndësi simbolike për familjen Kim, pasi konsiderohet vendlindja e shenjtë e babait të udhëheqësit të tanishëm, Kim Jong Il.

Publikimi i pamjeve u bë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ngriti mundësinë e një takimi të ri me Kim gjatë qëndrimit të tij në Kinë. Para nisjes drejt Kinës, Trump deklaroi: “Ne mund të takohemi me Kim Jong Un, kështu që kjo do të ishte mirë”, dhe shtoi se realizimi i takimit do të varej edhe nga presidenti kinez Xi Jinping. Analistët dhe studiuesit nuk shohin shenja konkrete se një takim i tillë mund të zhvillohet gjatë kësaj jave. Studiuesi Hong Min nga Instituti Korean për Unifikimin Kombëtar u shpreh për AFP se njoftimi i mediave shtetërore të Koresë së Veriut nuk përmbante asnjë sinjal apo mesazh drejtuar Uashingtonit dhe se vizita në Samjiyon nuk mund të konsiderohet përgatitje për një takim të mundshëm me Trump.

Trump dhe Kim Jong Un janë takuar tri herë gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan në kuadër të përpjekjeve për të negociuar mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Previous Post

Procedohet penalisht mësuesi në Korçë për ngacmim seksual ndaj 17-vjeçares; çfarë tha vajza para babait dhe psikologes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al