Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të një shkolle 9-vjeçare, duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht.
Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17 vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së Volejbollit në palestrën e shkollës, ku mësuesi jep mësim.
Në denoncimin e bërë në komisariat, 17 vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.
Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës ku do të bëhet edhe kqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër dritë mbi këtë ngjarje.
Mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat ku ka dhënë edhe dëshminë e tij, në të cilën ka mohuar akuzat.
Në përfundim të hetimeve paraprake, për të nisën hetimet në gjendje të lirë ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









Komente
Komento