Përplasen dy trena në Pragë, raportohet për dhjetëra të plagosur
Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Pragë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin. Informacionet e para bëjnë fjalë për dhjetëra persona të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë lokale, përplasja ka ndodhur në një urë hekurudhore mbi rrugën Seifertova, pranë stacionit kryesor të trenave në kryeqytetin çek.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit janë angazhuar shërbimet e emergjencës, përfshirë ekipet mjekësore dhe autoritetet përkatëse, të cilat po punojnë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Deri më tani, nuk ka një informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në përplasjen e dy trenave, ndërsa as numri i saktë i personave të lënduar nuk është konfirmuar.
/vizionplus.tv




