Një incident i pazakontë është regjistruar në Lima të Perusë, ku Papa Leone XIV është goditur në fytyrë nga një rruzare e hedhur nga turma e besimtarëve, teksa udhëtonte me makinën papale drejt meshës së tij përmbyllëse.
Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 nëntor, gjatë kalimit të Papës mes mijëra besimtarëve të mbledhur për ta përshëndetur. Në përpjekje për të kapur rruzaren e hedhur drejt tij, objekti e goditi pranë syrit.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur Ati i Shenjtë reagon ndaj goditjes, prek fytyrën dhe fërkon syrin, përpara se të vazhdojë përshëndetjen e turmës.
Pavarësisht incidentit, Papa Leone XIV nuk ndërpreu aktivitetin dhe vijoi sipas programit, duke marrë pjesë në meshën përmbyllëse në Peru. Rreth 1.5 milionë besimtarë morën pjesë në meshën e zhvilluar në bazën ajrore Las Palmas në Lima.







Komente
Komento