Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Evis Kushi, ka reaguar lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohet se shfaqet vetë ajo, duke ‘luajtur’ me eurot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka mohuar se është personi që shfaqet në video dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë përmbajtje.
Më tej Kushi ka theksuar se është e papranueshme që përmes manipulimit dhe keqpërdorimit të teknologjisë të tentohet tjetërsimi i identitetit të një personi dhe të cenohet dinjiteti dhe reputacioni i tij.
Ajo ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetim të plotë të rastit, identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave për heqjen e menjëhershme të videos nga platformat ku është publikuar.
Reagimi i Kushit:
Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se personi që shfaqet jam unë. Dua ta bëj të qartë se kjo nuk është e vërtetë. Personi në video nuk jam unë dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë përmbajtje.
Është e papranueshme që, përmes manipulimit dhe keqpërdorimit të teknologjisë, të tentohet të tjetërsohet identiteti i një personi dhe të cënohet dinjiteti dhe reputacioni i tij.
Për këtë arsye, sot kam paraqitur një kallëzim pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit, identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave për heqjen e menjëhershme të videos nga platformat ku është publikuar.
Kjo nuk është thjesht një çështje personale. Është një çështje që lidhet me respektimin e dinjitetit njerëzor, mbrojtjen e identitetit dhe përgjegjësinë që secili duhet të mbajë për atë që krijon, publikon apo shpërndan në hapësirën digjitale.
Foto e publikuar krahas postimit të Evis Kushit







Komente
Komento