Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në SPAK.
Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t.
Hetimet e SPAK lidhen me dyshimet për shkelje në procedurat e tenderimit të AKSHI-t dhe favorizimin e kompanive të caktuara.
