E priste bashkëshortja shtatzënë në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit Një pjesë e një ure strategjikisht të rëndësishme që lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar të Krimesë është shembur pas një sulmi ushtarak ukrainas , sipas imazheve, vendndodhja e të cilave u verifikua nga CNN.
Ura e Krimesë, e njohur edhe si Ura e Kerçit, është goditur nga një sulm ukrainas, ndërsa videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale pretendohet se tregojnë raketën ukrainase Flamingo duke iu afruar objektivit dhe momentin e shpërthimit.
Ura përbën një linjë jetike furnizimi për trupat ruse dhe ka një rëndësi të veçantë strategjike dhe simbolike për presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërtimi i saj u bë një nga prioritetet kryesore të Moskës pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
E gjatë rreth 19 kilometra dhe me një kosto prej 3.7 miliardë dollarësh, ura kalon mbi Ngushticën e Kerçit dhe përbëhet nga dy struktura paralele, një për transportin rrugor dhe tjetra për atë hekurudhor. Ajo është lidhja e drejtpërdrejtë e rrjetit rus të transportit me gadishullin e pushtuar të Krimesë.
The video and photo without watermarks, in case anyone needs them. https://t.co/pLt4nPOxhQ
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 17, 2026
Videot dhe fotografitë, vendndodhja e të cilave është verifikuar nga CNN, duket se tregojnë se një pjesë e urës rrugore është shembur në det. Ndërkohë, struktura paralele hekurudhore duket se ka mbetur në këmbë, ndërsa në pamje të tjera shihet një pjesë e saj në flakë.
Ministria ruse e Transportit konfirmoi ndërprerjen e trafikut pas sulmit, duke deklaruar se ura ishte dëmtuar nga një sulm me dron. Sipas autoriteteve ruse, ekspertët po vlerësojnë dëmet, ndërsa nuk janë raportuar viktima.
Ura e Kerçit është shënjestruar disa herë nga forcat ukrainase që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në vitin 2022. Rëndësia e saj lidhet kryesisht me transportin e personelit ushtarak, pajisjeve dhe furnizimeve drejt Krimesë së pushtuar, duke e bërë atë një nyje të rëndësishme të logjistikës ruse.
And there it is 😍🥹 we await official statements but the images of The Crimean Bridge after the night beating speaks volumes.
Primarily information is that the main 273-meter-long section of the bridge collapsed completely as a result of a strike by an FP-5 Flamingo missile. 🦾
It has never looked this beautiful. #CrimeaisUkraine
— Їne Back Їversen (@IneBackIversen) November 17, 2026
Sipas mediave shtetërore ruse, ura është projektuar për të përballuar deri në 40 mijë automjete në ditë, si dhe transportin vjetor të 14 milionë pasagjerëve dhe 13 milionë tonëve mallra. Ajo konsiderohet kalimi më i madh rrugor dhe hekurudhor në Evropë.
Shpërthime në Kiev, dëmtohet infrastruktura jetike
Ndërkohë, luftimet janë intensifikuar edhe në kryeqytetin ukrainas. Pak para mesnatës, shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pasi autoritetet ngritën alarmin për një sulm të mundshëm rus me raketa balistike.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi fillimisht se dy ura ishin goditur. Më pas, ai bëri të ditur se sulmi kishte shkaktuar dëme në infrastrukturën jetike të qytetit, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë dhe ngrohje në disa zona.
“Sulmi i armikut ka shkaktuar dëme në infrastrukturën jetike. Ndërprerje të ujit dhe ngrohjes u raportuan në disa zona”, deklaroi Klitschko përmes një mesazhi në Telegram.
Zhvillimet vijnë pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili të hënën bëri të ditur se Rusia po përgatiste një valë të re sulmesh ndaj Ukrainës.
Момент удару ракет FP-5 «Фламінго» по Кримському мосту. https://t.co/TMy9PnN68v
— Toronto Television / Телебачення Торонто (@tvtoront) November 17, 2026
Duke iu referuar informacioneve të inteligjencës ukrainase, Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë, duke paralajmëruar për mundësinë e përshkallëzimit të sulmeve ruse në ditët në vijim.
Nga ana tjetër, ushtria ruse njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 1,441 dronë ukrainas gjatë natës.
Top Channel