LIVE| Nis seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”

17 Nëntor 2026 | 10:15

Ka nisur transmetimi i seancës në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.

Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tij akuzohen se kishin rënë në marrëveshje për të ndërmarrë veprime të përbashkëta me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Prokuroria ka kërkuar që, nëse Thaçi dënohet edhe për pengim të drejtësisë, gjashtë vjet burgim t’i shtohen dënimit të mëparshëm.

Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë për Radion Evropa e Lirë se një praktikë e tillë është e zakonshme në gjykatat penale ndërkombëtare.

Sipas tij, nëse gjykata e pranon kërkesën e Prokurorisë, Thaçi mund të përballet me dy dënime që së bashku arrijnë në 31 vjet burgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi i dytë ndaj krerëve të UÇK në Hagë, gjyqtari: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka filluar seance e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit...
10:28 | 17/11/2026

Thaçi reagon para vendimit të Hagës: Sonte ora ka ndryshuar…

Në 19-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit 2007, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është publikuar një deklaratë e tij nga...
09:20 | 17/11/2026

Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 2 të dyshuarit, sekuestrohen armët dhe paratë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë,...
09:12 | 17/11/2026