Shpërdorim detyre/ Fredi Kokoneshi dënohet me 1 vit burg dhe 3 vite ndalim të funksioneve publike, shpallen fajtorë edhe tre të tjerë

Fredi Kokoneshi, ish-kryetari i Bashkisë së Divjakës, është shpallur fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, dhe është dënuar me 1 vit burgim. Përveç dënimit penal, gjykata i ka ndaluar ushtrimin e funksioneve publike për 3 vite.

Sipas vendimit të gjykatës, Kokoneshi do ta nisë vuajtjen e dënimit vetëm pasi vendimi të marrë formë të prerë. Dënimi përfundimtar prej 1 viti burgim është përcaktuar në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën dosje penale janë dënuar edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, të cilët akuzoheshin për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.

Dorjan Spaho është dënuar përfundimisht me 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike. Në vendimin fillestar ndaj tij ishte caktuar një dënim prej 1 viti e 6 muaj burg, por pas aplikimit të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, masa përfundimtare u reduktua në 1 vit.

Edhe Andi Bullari do të vuajë 1 vit burgim dhe do të ndalohet të ushtrojë funksione publike për 2 vite. Me të njëjtin dënim është ndëshkuar edhe Ledio Xharo, përkatësisht 1 vit burg dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Për të tre të pandehurit e tjerë, ekzekutimi i dënimit do të nisë pas marrjes formë të prerë të vendimit. Shpenzimet e procedurave të hetimit dhe gjykimit do të përballohen në mënyrë solidare nga të pandehurit.


Shtuar më 17.11.2026 10:42

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet