E martë, 17 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës fetare

Kryeministri Edi Rama është nderuar në Bruksel të Belgjikës me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin e tij në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe vlerësimin për këtë çmim europian.

Ky vlerësim lidhet me kontributin në promovimin e bashkëjetesës, tolerancës dhe dialogut mes besimeve fetare. Përmes postimit, Rama e ka cilësuar çmimin si një vlerësim që forcon edhe profilin e Shqipërisë në arenën europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.