Gjykata Speciale e ka dënuar me 12 muaj burgim Bashkim Smakaj. Meqenëse Smakaj i ka kaluar më shumë se 12 muaj paraburgim, ai do të lirohet menjëherë.

Gjykatësi Kristofer Gosnel tha Smakaj është shpallur fajtor për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare si dhe për mosbindje ndaj gjykatës.


“Për këto veprime penale ju dënojmë me dënim të njësuar prej 12 muajsh burgim. Meqenëse keni kaluar në paraburgim një periudhë më të gjatë se kjo në bazë të fletëarrestimit kundër jush në këtë çëshje gjyqësore, dënimi juaj konsiderohet i shlyer dhe ju do të liroheni në përfundim të kësaj seance.

Çfarëdo lloj kushti lirimi të vendosur në këtë çështje gjyqësore pushojnë së qeni në fuqi dhe zyra administrative do të marr masa të kthimit të shpejt të garancisë suaj financiare”, tha ai. /Telegrafi/