E martë, 17 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjyqi në Hagë për pengim të drejtësisë: Takimi Fazli- Mustafa, konkretizoi tentativën

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se, në rastin e Thaçit dhe Fahri Fazliut bëhet fjalë për ‘tentativë të pengimit të drejtësisë’, jo për pengim tëdrejtë

Sipas Gosnell, tentativa përbën një vepër penale kur një person ndërmerr veprime me qëllim kryerjen e saj.

“Fazliu propozon që djali i tij, Fahriu, të kontaktonte z. Mustafa me pretekstin për të diskutuar një proces pajtimi lidhur me një incident të gjuajtjes me armë kohët e fundit, ku ishin të përfshirë shokë të familjeve Fazliu dhe Mustafa.”, u shpreh gjykatësi.

Gjyqatari thekson se, tentativa u konkretizua në korrik 2023, kur Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, kontaktoi dëshmitarin Rrustem Mustafa.

Reklamë

“Procesi i pajtimit mund të ketë qenë fare mirë një prej qëllimeve të takimit mes z. Fazliu, Fahriut dhe z. Mustafa më 29 qershor 2023, para vizitës së z. Fazliut. Ata diskutuan dëshminë që pritet të jepet nga z. Mustafa në gjykatë dhe, në atë kontekst, z. Mustafa ishte i gatshëm të pranonte mesazhe nga z. Thaçi.”, u shpreh ai.

Veprimet kishin për cak prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa Thaçi ishte drejtues dhe organizator i grupit, tha Gosnell.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.