Lideri i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu e ka cilësuar Greqinë si rrezikun më të madh për Turqinë në rast të një lufte të mundshme. Këto komente erdhën si rrjedhojë e tensioneve të vazhdueshme në Detin Egje. I pyetur mbi perspektivën politike të Turqisë dhe zgjedhjet e ardhshme, kreu I Partisë Republikane Popullore tha se kushtet mund të ndryshojnë, duke e lidhur rrezikun me Greqinë, me armatosjen e ishujeve në Egje.