MPB rikujton detyrimin për pajisjet dimërore në automjete

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV u kujton drejtuesve të automjeteve se, nga 15 nëntori deri më 15 mars, çdo mjet që qarkullon në trafikun publik rrugor duhet të jetë i pajisur me pajisje dimërore, në zbatim të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor.

Për automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë, kërkohet përdorimi i gomave dimërore në të katër rrotat, me një thellësi minimale profili prej 4 milimetrash. Në vend të tyre mund të përdoren goma verore me profil të paktën 4 milimetra, nëse automjeti ka zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse.

Të lidhura

None found

Automjetet me sistem tërheqjeje në të katër rrotat (4×4) duhet të pajisen me goma dimërore me profil minimal 6 milimetra. Nëse përdoren goma verore, ato duhet të kenë profil së paku 4 milimetra, ndërsa në automjet duhet të ketë edhe zinxhirë bore të përshtatshëm me llojin e sistemit të tërheqjes.

Për mjetet motorike që peshojnë mbi 3.500 kilogramë, gomat dimërore janë të detyrueshme në rrotat lëvizëse dhe duhet të kenë profil minimal 6 milimetra. Gjithashtu, lejohen goma verore me profil jo më të vogël se 4 milimetra, nëse automjeti është i pajisur me zinxhirë bore ose mjete të tjera ndihmëse.

Autobusët dhe automjetet e transportit që, për shkak të karakteristikave teknike, nuk mund të përdorin zinxhirë bore, duhet të kenë goma dimërore dhe një lopatë.

Sipas sqarimit të MPB-së, si goma dimërore njihen ato që në anësoret e tyre mbajnë shënimet „MS“, „M+S“, „M & S“ ose simbolin e fjollës së borës, të vendosur brenda një mali të stilizuar me tri maja.

Rregullorja ndalon ndërkohë përdorimin e gomave me gozhda metalike në rrugët publike.

MPB u bën thirrje të gjithë shoferëve të përmbushin kërkesat ligjore dhe të sigurojnë pajisjet e nevojshme dimërore, për të rritur sigurinë dhe për të mundësuar qarkullim pa pengesa gjatë motit të vështirë.


Shtuar më 17.11.2026 11:21

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet