Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Për herë të parë Veliaj kërkon që të marrë pjesë në seancë gjyqësore. Përmes një letre drejtuar gjykatës, ai thotë se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të cilit i është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, ka kërkuar dokumentacion mjekësor por nuk i është dhënë përgjigje.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësore, por smë është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, mësohet të ketë thënë Veliaj.

Ndërsa nga ana e tij, Altin Dumani është shprehur se nuk kanë asnjë relacion mjekësor që të përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt.

“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”, ka thënë Dumani.

Sakaq avokati i Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka theksuar se prokuroria është informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt,

“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë. Drejtoria e burgjeve nuk jep info për një të drejtë bazike. Kjo bëhet pengesë për vijimin e seancës. Ka pasur konztollr mjekësore në ievp, ka bërë rezonancën dhe grafinë. I ësjtë thënë ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Gjykata është tërhequr për të vendosur nëse do e vijojë seancën pa Veliajn apo jo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb