Gërvalla për këngën në Bruksel: Raste të tilla dëmtojnë kredibilitetin dhe paanshmërinë e BE-së

17 Nëntor 2026 | 11:47

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete pas interpretimit të një kënge me pretendime nacionaliste serbe ndaj territorit të Kosovës në hapjen e Forumit të Zgjerimit në Bruksel, më 15 nëntor.

Duke folur në takimin e 8-të të Nënkomitetit BE-Kosovë për Drejtësi, Liri dhe Siguri, Gërvalla ka theksuar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitete që nuk mund të mohohen nga askush.

Ajo e ka cilësuar të papranueshme përfshirjen e kësaj kënge në një aktivitet të Komisionit Evropian, duke vlerësuar se vetëm sqarimi i dhënë nga komisionerja Kos, se kënga nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit, nuk është i mjaftueshëm.

“Raste të tilla e dëmtojnë kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe besimin në paanshmërinë e tij. Pikërisht sepse ne besojmë fort në projektin evropian, kërkojmë një partneritet të ndërtuar mbi standarde, respekt, përgjegjësi dhe seriozitet të ndërsjellë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ndërsa për Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026, Gërvalla ka thënë se evidenton progres të kufizuar në Kapitullin 23 dhe mungesë progresi në funksionimin e gjyqësorit.

“Ne nuk i shmangemi këtij vlerësimi. E konsiderojmë atë si detyrim për t’i përshpejtuar reformat, pa cenuar cilësinë e tyre, dhe për të siguruar rezultate të matshme në zbatim”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka ritheksuar edhe orientimin evropian të Kosovës dhe gatishmërinë e institucioneve për të vazhduar reformat, por ka kërkuar që i njëjti nivel serioziteti dhe përgjegjësie të dëshmohet edhe nga partnerët evropianë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve i turpshëm dhe i papranueshëm

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar “të turpshëm” dhe “të papranueshëm” aktgjykimin e Gjykatës Speciale...
11:17 | 17/11/2026

Gjykata Speciale e shpall fajtor Hashim Thaçin, e dënon me 17 muaj burgim

Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës në rastin për pengim të drejtësisë. Gjyqtari Christopher Gosnell shqiptoi...
10:51 | 17/11/2026

Gjyqi i dytë në Hagë, gjyqtari: Thaçi organizoi tri grupe për të ndërhyrë te dëshmitarët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka filluar seance e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit...
10:28 | 17/11/2026