Zjarr i madh në një stan bagëtish në Cërrik, flakët shuhen pas më shumë se 9 orësh (VIDEO)
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stan bagëtish në fshatin Pazhok, në Bashkinë e Cërrikut. Për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e disa ekipeve zjarrfikëse, ndërsa operacioni zgjati 9 orë e 30 minuta.
Në operacion u angazhuan forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të mbështetura nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Ndërhyrja nisi në orën 20:00 të mbrëmjes dhe përfundoi në orën 05:30 të mëngjesit.
Si pasojë e zjarrit u dogjën rezervat ushqimore për blegtorinë, kryesisht ballat e barit. Sipas informacioneve, dendësia dhe ngjeshja e tyre e bënë të vështirë ndërhyrjen, duke detyruar zjarrfikësit t’i hapnin një nga një për të neutralizuar plotësisht vatrat e zjarrit.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati dëme në bagëti dhe as persona të lënduar.
Gjyqi në GJKKO, Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore
Kapet pranë Rinasit 43-vjeçari i kërkuar nga Polonia për mashtrim
Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, për disa kategori
- 11:41 Gjyqi në GJKKO, Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore
- 11:32 Kapet pranë Rinasit 43-vjeçari i kërkuar nga Polonia për mashtrim
- 11:28 Buxheti 2027 në Parlament, Bardhi: PD do votojë kundër, mban në këmbë modelin ekonomik të korrupsionit
- 11:17 Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve i turpshëm dhe i papranueshëm
- 11:05 Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, për disa kategori
- 10:59 Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, diskutime në Komisionin e Jashtëm, Shehu: Nuk duhet ta kalojmë në heshtje