Avionët luftarakë janë ngritur në fluturim pasi avionë ushtarakë rusë hynë në një zonë të kontestuar të mbrojtjes ajrore, që i përket një aleati kyç të SHBA-së. Disa avionë ushtarakë të Vladimir Putinit hynë në zonën e mbrojtjes së Koresë së Jugut, mbi Detin Lindor, në orët e para të së martës. Krerët ushtarakë të Seulit i kishin diktuar avionët rusë që po afroheshin dhe, si kundërpërgjigje, ngritën avionët luftarakë. Sipas agjencisë së lajmeve "Yonhap", avionët e Kremlinit hynë në zonë pa dhënë asnjë paralajmërim paraprak. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut konfirmuan se avionët luftarakë rusë më pas u larguan, pa shkelur hapësirën ajrore sovrane të vendit. "Ushtria jonë i diktoi avionët ushtarakë rusë para se të hynin në Zonën e mbrojtur dhe dërgoi avionë luftarakë të Forcave Ajrore për të ndërmarrë masa taktike, në përgatitje për çdo skenar të mundshëm."