Pësoi dëmtim të rëndë në tru, ndërron jetë boksieri irlandez
Irlanda është në zi. Lee Reeves ndërroi jetë të hënën në moshën 31 vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda në tru në një ndeshje boksi përballë Gary Cully.
Ai u rrëzua dy herë në raundin e 10-të, humbi ndjenjat dhe u nxor jashtë ringut me barelë. Boksieri nga Limerick gjatë të gjithë kësja kohe qëndroi në koma.
Ai ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Limerick ku ishte i rrethuar nga babai i tij, Tony, motrat e tij, Jodie, Jessie dhe Shannon. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




