Evropë, ku mbetet drejtësia?” – “Liria ka Emër” zhvillon protestë para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Iniciativa “Liria ka Emër” ka organizuar një aksion para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, duke vendosur një pankartë me mbishkrimin “Evropë, ku është drejtësia?”, pas vendimit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Pankarta, e vendosur pranë hyrjes së objektit të BE-së, përmbante një krahasim mes dënimit të ish-presidentit të Serbisë, Vojislav Sheshel, dhe atij të Hashim Thaçit.

Të lidhura

None found

Përmes paraqitjes së emrave të Sheshelit dhe Thaçit përballë njëri-tjetrit, organizatorët ngritën pikëpyetje lidhur me drejtësinë ndërkombëtare dhe trajtimin e çështjeve gjyqësore.

Gjithashtu, në pjesën e poshtme të pankartës ishin shënuar të dhëna për viktimat dhe pasojat e luftës në Kosovë.

Pamjet e siguruara nga KosovaPress tregojnë se në vendngjarje ndodheshin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa pankarta ishte vendosur në rrethojën e objektit të Bashkimit Evropian.

Aksioni u mbajt në të njëjtën ditë kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin për rastin “Thaçi 2”, i cili lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu morën nga 12 muaj burgim, Hajredin Kuqi u dënua me 1 muaj, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.


Shtuar më 17.11.2026 12:20

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet