Zbulimi i një zarfi që përmbante pluhur të bardhë ka vënë në lëvizje autoritetet greke të Rendit, pasi dërgesa mbërriti në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit.
Si masë sigurie, kati në pjesën e poshtme të godinës u boshatis menjëherë. Zarfi u konsiderua i dyshimtë gjatë kontrollit, kur brenda tij u konstatua një sasi pluhuri.
Të lidhura
None found
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se dërgesa vinte nga jashtë Greqisë, ndërsa në hapësirën e dërguesit ishte shënuar “Instituti Britanik”.
Burime nga ministria konfirmuan se zarfi është prekur nga katër punonjës policie, konkretisht tre burra dhe një grua. Deri në këtë moment, asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur dëmtime apo shqetësime shëndetësore.
Pas incidentit u vunë në zbatim procedurat e sigurisë, ndërsa ekipet kompetente po analizojnë përmbajtjen e zarfit për të identifikuar substancën.
Njësia speciale e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, EMAK, pritet të kryejë dekontaminimin e zonës së evakuuar, ku ndodhen pajisjet për kontrollin e hyrjeve dhe daljeve.








