OVL-UÇK: Vendimi ndaj Thaçit ishte i pritshëm, por i papranueshëm

17 Nëntor 2026 | 12:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) e ka cilësuar “të pritshëm, por të papranueshëm” aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në rastin për pengim të drejtësisë.

Në një reagim në Facebook, organizata akuzoi Gjykatën se po ndjek një agjendë politike, duke pretenduar se vendimet e saj u shërbejnë interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj.

“Kjo gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK-ja paralajmëroi se do të vazhdojë të kundërshtojë vendimet që i konsideron të padrejta dhe përpjekjet që, sipas saj, synojnë njollosjen e luftës së UÇK-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thaçi pas dënimit në Hagë: Kjo është politikë, nuk është drejtësi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në sallën e gjyqit në Hagë pas shpalljes së dënimit të tij të dytë nga Dhomat e Specializuara...
12:22 | 17/11/2026

Gërvalla për këngën në Bruksel: Raste të tilla dëmtojnë kredibilitetin dhe paanshmërinë e BE-së

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete pas interpretimit të një kënge me pretendime nacionaliste serbe ndaj...
11:47 | 17/11/2026

Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve i turpshëm dhe i papranueshëm

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar “të turpshëm” dhe “të papranueshëm” aktgjykimin e Gjykatës Speciale...
11:17 | 17/11/2026