Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga një person, i cili i ka hedhur kos në flokë në shkallët e hyrjes kryesore të Parlamentit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Beta”. Ndërkohë, deputetë të tjerë të SNS-së, mes tyre Aleksandar Vuçiç dhe Millosh Vuçeviç, kishin hyrë më herët në ambientet e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Pas incidentit, Vukiçeviç doli në një konferencë për mediat në hollin e Parlamentit, përpara nisjes së seancës konstituive, ku shprehu indinjatën për atë që kishte ndodhur.
Ajo deklaroi se ndihej shumë keq pasi ishte sulmuar nga bashkëkombësit e saj, duke e cilësuar ngjarjen të papranueshme.
“Gjithë jetën dhe karrierën time ia kam kushtuar Serbisë dhe popullit tonë, për t’i dhuruar gëzim dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Por kemi arritur në një situatë ku sot, përpara Kuvendit Popullor, nuk mund të ndihesh i sigurt. Atëherë, ku mund të ndihesh i sigurt”, ?- u shpreh ajo.
Pavarësisht incidentit, ajo tha se nuk do të frikësohej dhe se do të vazhdonte të mbronte bindjet e saj politike.
“Mund të më hedhin edhe 30 litra kos, mund të bëjnë çfarë të duan, por unë ju pyes: Ku po shkon ky vend? Kush do ta drejtojë këtë vend, kur një deputet i popullit nuk është i sigurt përpara Parlamentit”, ?- deklaroi Vukiçeviç.







