Flamuri shqiptar dhe ai i UÇK-së i kushtojnë 3 muaj burg 19-vjeçarit në Kumanovë

Tre muaj burg për 19-vjeçarin në Kumanovë, nxori flamurin shqiptar dhe atë të UÇK-së.

Gjykata Themelore e Kumanovës ka dënuar me tre muaj burg Ardi Saitin, për ngjarjen e ndodhur gjatë festimeve të 28 Nëntorit në vitin 2025.

Të lidhura

None found

Sipas aktgjykimit të 9 tetorit 2026, Saiti është shpallur fajtor për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare dhe të tjera diskriminuese.

Ngjarja ndodhi më 28 nëntor 2025, rreth orës 21:45, në rrugën “Treta MUB” në Kumanovë. Sipas vendimit, Saiti, i cili ishte pasagjer në një automjet Ford në kolonën festive, kishte nxjerrë nga dritarja flamurin shqiptar me mbishkrimin “Autochtonus” dhe flamurin me simbolet e UÇK-së.

Gjykata vlerësoi se veprimi kishte shkaktuar shqetësim dhe reagime te qytetarët e bashkësive të tjera etnike. Vendimi është marrë pas pranimit të fajësisë nga 19-vjeçari.

Pas publikimit të vendimit, Saiti reagoi në rrjetet sociale me mesazhin: “Të dashur shqiptarë, mos dilni më me flamuj se përndryshe përfundoni në burg me kusht”.


Shtuar më 17.11.2026 12:26

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet