Seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me diskutime mbi gjendjen e tij shëndetësore. Përmes një letre drejtuar gjykatës, Veliaj ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke pretenduar se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale dhe se nuk ka mundur të sigurojë dokumentacionin mjekësor.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësore, por smë është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, mësohet të ketë thënë Veliaj.
Altin Dumani është shprehur se nuk kanë asnjë relacion mjekësor që të përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt.
“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”, ka thënë Dumani.
Avokati i Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ëeshtë shprehur se prokuroria është informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt,
“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë. Drejtoria e burgjeve nuk jep info për një të drejtë bazike. Kjo bëhet pengesë për vijimin e seancës. Ka pasur konztollr mjekësore në ievp, ka bërë rezonancën dhe grafinë. I ësjtë thënë ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”, është shprehur ai.