Brajan Gruda ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së thellë 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës së Kombeve. Talenti me origjinë shqiptare zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse në Berlin, duke treguar cilësitë teknike, kreativitetin dhe instinktin e tij para portës.
Edhe pse kjo ishte vetëm ndeshja e dytë e Grudës me kombëtaren e parë gjermane, ai luajti me shumë siguri dhe mori përgjegjësi të rëndësishme në repartin ofensiv.
Kreativitet dhe vizion në lojë
Gruda dominoi krahun e djathtë me lëvizjet dhe aftësitë e tij teknike. Ai dhuroi dy asiste dhe krijoi tri raste për shënim, duke qenë ndër lojtarët më produktivë të Gjermanisë në këtë aspekt, së bashku me Joshua Kimmich.
Një nga momentet e tij më të mira ishte goditja e lirë që solli golin e parë të Nico Schlotterbeck. Gjithashtu, aftësia për të kaluar disa kundërshtarë dhe për të krijuar hapësira për shokët e skuadrës e bëri mbrojtjen holandeze të vuante gjatë gjithë takimit. Edhe goli i Wirtz erdhi pas një aksioni ku Gruda tërhoqi vëmendjen e mbrojtësve dhe krijoi hapësirën e nevojshme për shënimin.
Instinkt i shkëlqyer para portës
Një tjetër element që spikati ishte nuhatja e Grudës në zonën kundërshtare. Ai regjistroi 13 prekje të topit brenda zonës së rreptësisë, duke treguar se nuk është vetëm një futbollist që krijon raste, por edhe një lojtar që di të përfitojë nga situatat e krijuara.
Sulmuesi ndoqi vazhdimisht aksionet e shokëve të skuadrës dhe ishte në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer. Pikërisht kështu erdhi edhe goli i pestë i Gjermanisë, i realizuar nga vetë Gruda.
Saktësi në pasime dhe rrezikshmëri në sulm
Gruda tregoi gjithashtu pjekuri në organizimin e lojës. Ai regjistroi 29 pasime të sakta në fazën sulmuese, po aq sa Florian Wirtz, duke qenë ndër futbollistët më të saktë të repartit ofensiv.
Përveç dy asisteve dhe golit të shënuar, lojtari realizoi edhe tri goditje drejt portës. Njëra prej tyre përfundoi fare pranë shtyllës së portierit Bart Verbruggen.
Paraqitja ndaj Holandës konfirmon potencialin e madh të Brajan Grudës, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në kombëtaren gjermane. Talenti me origjinë shqiptare dha një sinjal të fortë se mund të bëhet një nga emrat e rëndësishëm të së ardhmes së Gjermanisë.
© SYRI.net
Kelsi Nelaj kurorëzohet kampion i Shqipërisë në mundje, talenti vlonjat triumfon në peshën 97 kg
‘Më shkatërrove dhe ke guximin të thuash se vetëm Jezusi të qëndroi pranë’, Joana Sanz shpërthen ndaj Dani Alves-it
Lukaku si Ronaldo, prapaskenat e një lamtumire të tensionuarBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: